Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të dominojnë territorin e Kosovës deri në orët e pasdites duke bërë që të mbizotërohet nga vranësirat e shumta dhe reshjet. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë kryesisht reshje në formë dëbore në pothuajse të gjithë Republikën e Kosovës, KU më të dukshme reshjet do të jenë në Veriperëndim dhe Lindje të vendit. Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht të kushtet atmosferike.Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1 gradë C deri në 11 gradë C. Era; do të mesatarisht shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor.
Masat e ftohta Polare do të zbresin ghradualisht në gadishullin e Ballknait duke diktuar motin edhe në MV; për pasoje; orët e paradites do të jenë me alternime kthjelliemsh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë momente me flokë dëbore. NDERSA pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë ndjeshëm kushte atmosferike duke bërë që; kthjellimet të jenë dominate në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -1°C minimalja deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Juglindje të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e stuhi të forta ere. PO ashtu, reshje dëbore dhe ngrica do të ketë në ALPET Europiane si edhe zonat përreth tyre NDERSA si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare drejt Ballkanit moti do të jetë kryesisht i kthjellët POR i ftohtë. PO ashtu; Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave ekstremisht të ulëta.