Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,5 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,5 Shkurt 2024

Do të vijojnë; masat e ngrohta dhe të qëndrueshme perëndimore ndikimin e tyre në Republikën e Kosovës; duke sjellë mot; kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior dhe pjesërisht zonat veriperëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 0°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14 °C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV KU më të fokusuara paraqiten në zonat zonat Veriore dhe Verilindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV POR pa reshje. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit Por mbeten kostante në mesditë duke luatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore. Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten; Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut NDERSA do të vijojë situata problematike e motit për vendet e Europës Lindore KU reshjet e dendura të dëborës si edhe ngricat e theksuara do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit. Po ashtu; me vranësira dhe reshje dëbore POR në sasi më të pakta do të paraqiten Alpet e Europës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments