Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës; KU në zonat jugore do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu; Gjatë natës pritet stabilizim i atmosferës në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësine 38 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.
Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar momente me pika shiu; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të vijojnë të rriten me të paktën 2 gradë celcius duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Veriore; ishujt Britanikë; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit NDERSA si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Qendrës së kontinentit do të sjellë në këto rajone; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rajoni i Balltikut dhe vendet e Europës Lindore do të PARAQITET sërisht me shira KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.