Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,12 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,12 Shkurt 2024

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU pritet përmirësim i dukshmë i kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrot do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR edhe mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi permanent

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar POR orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me vranësira të dendura vetëm zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu e dëbore. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN gadishulli Iberik, Euorpa Qëndrore dhe pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit, KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si edhe stuhi ere. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITET Britania e madhe KU kthjellimet do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments