Saturday, April 19, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,11 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,11 Mars 2024

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore KU herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU pritet shfaqje e reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. Temperaturat   e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita sjellë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 14°C.   Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor.

Gjatë paradites; Republika e MV do të  PARAQITET nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm KU hera – herës shirat do të jenë në formë shtrëngate. Më të theksuara në zonat  Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me dëborë zonat e thella malore veriore- verilindore të MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C.   Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60  km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugore si edhe pjesërisht në Qëndër, KU herë pas here; rrebeshet e shiut do të shoqërohen me  stuhi të forta ere. Po ashtu; vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të kenë vendet Lindore NDERSA në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të shpeshta do të PAARQITEN dy skajet e Europës; përkatësisht; gadishulli Iberik si edhe gadishulli Skandinav.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ