Thursday, July 4, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë,1 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë,1 Korrik 2024

Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më ët madhe të Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë; Temperaturat e ajrit do të qëndrojë kostante në orët e mëngjesit POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 29°C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturat  e ajrit do të qëndrojë kostante në orët e mëngjesit POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30  km/h nga drejtimi VERIOR.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut NDERSA si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Veriu i kontinentit drejt Europës Qëndrore do të sjellë në këto rajone; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; vëndet e Ballkanit  do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjeneruar shira KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate; nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e breshërit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments