Rajoni,Europa Moti-E Hënë 7 Nëntor 2022

0
20

Territori i Kosovës në pjesën më të madhe do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pasdites në zonat perëndimore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara.Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat përkohësisht të theksohën në MV, duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zona të izoluara.Europa Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës. Po_ashtu Veriu i kontinentit dhe Brigjet e Egjeut do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa Qëndra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.