Orët e paradites në republikën e kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat kufitare me shqipërinë. POR mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.Masat ajrore të qëndrueshme, do të diktojnë kushte e motit në MV duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që të njëjta kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të dendura POR pa reshje të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre.