Wednesday, January 8, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 6 Janar 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 6 Janar 2025

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kthjellimeve dhe  vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritne me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga  -1°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- veriperëndimor.

Do të MBETET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; kthjellimet të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e MV megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritne me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga   0°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- veriperëndimor.

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në rajonin e  Balltikut me ndikim deri në Europën qëndrore do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; gadishullin Skandinav, zonën e Alpeve si edhe në veri të Ballkanit; Po ashtu; me vranësira dhe reshje të dendura shiu do të paraqitewt gadishulli Iberik NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITET pjesa më e madhe e kontinentit Europian; si pasojë e masave ajrore me origjinë kontinentale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments