Monday, May 5, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 5 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 5 Maj 2025

Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës; KU në zonat verioe do te krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu; Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C deri në 23°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar momente me pika shiu; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi JUGOR.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian MBETET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; KU konkretisht; me DIELL dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut NDERSA kalimi i një sistemi frontal nga Qëndra e kontinentit drejt Europës Lindore do të sjellë në këto rajonë; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rajoni i Balltikut dhe vednet Nordike do të PARAQITET me shira KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments