Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore disi më të ftohta; duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites të dominohen nga intervale me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë shpeshtim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin POR mundësia për reshje është thuasje zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtesi maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e para të mëngjesit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin; vranësira të shpeshta në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore POR nuk priten reshje; Gjatë natës; vranësirat do të largohen nga i gjithë territorit i Republikës së MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor.
Ishujt Britanikë; rajoni i Balltikut si edhe brigjet Verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje shiu e dëbore KU problematike situata do të paraqitet në Britaninë e Madhe; PO ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga reshje dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe relativisht të FTOHTE.