Monday, April 28, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Hënë, 28 Prill 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Hënë, 28 Prill 2025

Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke sjellë dominim të kthjellimeve POR gjatë orëvë të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare nëpër të gjithë të Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor; Temperaturat e ajrit do të mbetn kostante në mëngjes POR do të RRITEN në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja e shënuar në Podujevë  e Mitrovicë deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës;  Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit; me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Pjesa më e madhe e Republikës së MV do të MBETET nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e saj; përjashtuar kalime vranësirash të lehta të cilat do të shfaqen përgjatë zonave veriore – verilindore; Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë më të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante; Temperaturave të ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në Ohër deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë mesatare; gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Pothuajse; i gjithë kontinenti Europian; do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jenë dominante; Konkretisht; me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten; rajoni i Ballkanit; gadishulli Peloponez; pjesa më e madhe e Europës Qëndrore si edhe brigjet e detit të Zi NDERSA reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi ere do të paraqiten; gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore si pasoje e kalimit të nje sistemi frontal nga Jugperëndimi drejt Lindjes së kontinentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments