Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 27 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 27 Nëntor 2023

Pjesa e parë e ditës në Kosovë MBETET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin. Orët e vona të natës pritet të krijojnë mundësi për reshje dëbore në zonat perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.

Mbeten Vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë MV duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime afatshkurta duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Reshjet më të dukshme shfaqen përgjatë kufirit me Shqipërin. Poashtu gjatë të hënës në MV vijojnë të rregjistrohen temperatura negative gjatë mëgjesit dhe mbrëmjes, duke bërë që të vijojnë të jenë prezente ngricat në pothuajse të gjitha akset rrugore të Maqedonis së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor POR gjatë natës forcohet deri në 60 km/h.

Gadishulli Skandinav dhe vendet Lindore do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje dëbore të konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të PARAQITEN Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe reshje dëbore NDERSA  nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN; gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit POR në Ballkan temperaturat do të mbeten të ulëta për shkak të masave të ftohta Siberiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments