Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta; megjithatë nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RENIE të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët do të PARAQITET republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RENIE të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe veriperëndim të kontinentit; do të sjellin stuhi të forta ere si edhe reshje intensive në gadishullin Skandinav; gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica NDERSA moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në; gadishullin Apenin; rajonin e Ballkanit si edhe gadishullin Peloponez.