Masat ajrore të qëndrueshme prej disa ditësh dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. POR parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat Qëndrore dhe Lindore të Kosovës; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C vlera minimale deri në 6°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intrevaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore ; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Verilindor
Alpet e Europës si edhe zonat perrreth tyre; do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, të cilat herë pas here do të jenë dhe intensive. Gjithashtu me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të MBETEN vendet Skandinave. NDERSA pjesa më e madhe e kontienentit Europian do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët POR të ftohtë.