Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës KU më të thesuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 21°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor.
Deri në mesditë; Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta POR orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti i kthjellët të jetë dominant në të gjtihë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; prej disa ditësh në veri – veriperëndim; me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në ishujt Britanikë KU do të vijojë situata mjaft problematike nga reshjet e fuqishme; Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITET gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi.