MBETET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë orëve të paradites, i gjithë territori i Kosovës POR orët vijuese do te sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore, kryesisht në ekstremin verior. Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të përkohëshëm të kushteve amtosferike duke ri-kthyer kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hereshme në të gjithë republikën e kosovës. Era do të forcohet pasdite dhe mbrëmje duke arritur shpejtësinë max deri në 45 km/h. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet kalim i vranësirave në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje.Pothuajse i gjithë kontinet Europian do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet do të jenë dominante; konkretisht; Gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i ballkanit paraqiten me vranësira dhe shira, herëe pas here në formë shtërgatash. Po ashtu, vijojnë reshjet e dëborës dhe ngricat në veri dhe lindje të kontinentit. Me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të jenë Itala dhe brigjet e detit të zi. NDERSA moti i kthjellët do të mbizotërojë VETEM në Ishujt Britanikë dhe Europën Qendore.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë 20 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES