Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve, POR në zonat Verilindore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e kosovës. Vlerat e larta Barike do vijojnë të sjellin në MV mot kryesisht të qëndrueshme dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. POR pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet dhe vranesirat e lehta do të jenë dominante. Konkretisht me diell paraqiten: Pellgu i mesdheut, gadishulli Iberik gadishulli i Ballknait si edhe brigjet e detit te zi NDERSA, prezenca e dy qëndrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të Europës do të bëjë që, vendet nordike si edhe Europa Lindore të jenë me reshje të dendura dëbore. Po ashtu pjesërish qendra e kontienenti dominohet nga reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta.