Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë paradites në pjesën më të madhe të Kosovës KU reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente; Më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të situatës së reshjeve POR ulen temperaturat duke ri-kthyer ngricat në disa akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 16°C vlera maksimale në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Pritet rënie e Vlerave Barike duke sjellë në Republikën e MV mot; kryesisht të paqëndrueshëm dhe dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin; më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të reshjeve si edhe ndërprerje të përkohëshme të tyre POR ulen temperaturat duke sjellë sërisht dëborën dhe ngricat në disa akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 18°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Një pjesë e mirë e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore; konkretisht; gadishulli Iberik; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Mesdheut do të dominohen nga reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe vendet Lindore do të paraqiten me vranësira; reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara; NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në; ishujt Britanikë; gadishullin Skandinav si edhe pjesërisht Europën Qëndrore.