Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. POR në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim gradula i vranësirave, KU më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës vonë. Parashikohet që vranësirat të sjellin dhe reshjet e para në zonat Veriperëndimore dhe më pas i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e reshjeve.Territori i MV deri në orët e mesditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli vranësira të shumta në të gjithë MV, KU vranësirat do të gjenerojnë reshje si fillim në Veriperëndim dhe më pas gjatë pasdites dhe mbrëmjes reshjet do të jenë prezente në të gjithë territorin.Vendet Nordike dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Gjithashtu edhe gadishulli Iberik do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore do të dominohet nga vranësirat e shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore kryesisht në Ballkanin Qëndror. Gjithashtu pjesa më e madhe e Europës qëndrore dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të gjenerojnë reshje.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë 16 Janar 2023
RELATED ARTICLES