Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellimeve gjatë orëve të paradites NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në shumë zona të Kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 5°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 14°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor
Nën MBIZOTERIMIN e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të PARAQITET republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen maksimumet duke u luhatur nga nga 5°C vlera minimale deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor.
Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore MBETEN nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu, POR herë pas here pritet të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu me reshje shiu do të vijojë pjesa me e madhe e Italisë dhe Ballkani Veriperëndimore. Ndërsa në Skandinavi rrikthehen reshjet e dëborës. Me kushte të qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të PARAQITEN Ishujt Britanikë dhe Lindja e Kontinentit. Poashtu dhe brigjet e Egjeut do të jenë më intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave.