Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,9 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,9 Nëntor 2023

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, KU më të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi mbi 50km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.

Territori i MV do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare KU kthjellimet më të dukshme do të jenë gjatë paradites; në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. NDERSA pas – mesdite vranësirat do të bëhën më të shpeshta duke u shfaqur në të gjithë territorin e re[publikës së MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië me 2 – 3 gradë në mëngjes POR mesdita sjelle rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor.

Një tjetër Stuhi; Domingos godet sërisht brigjet perëndimore të Europës duke sjellë shira intensive dhe erëra të fuqishme mbi 150 km/h; Më problematike stuata do të paraqiten në Francë, Britani si edhe zona e Alpeve. Po ashtu; Europa veriore dhe ajo Lindore do të dominohen nga reshje dëbore, ngrica dhe temperatura shumë të ulëta NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të mbizoterohet nga masa ajrore disi më të qëndrueshme duke sjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta; kjo situatë e motit do të jetë e përkohëshme pasi pritët të ndryshojë në 24 –orëshin pas-ardhës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments