Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Përgjatë ditës së enjte; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie gjatë orëve të mëngjesit POR ulen ndjeshëm edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent verior.
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu e dëbore në zona të izoluara. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të dominohet gadishulli Apenin, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet Greke KU priten; vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë prezente PARAQITEN përkatësisht; Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore.