Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24 orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura Ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët e lokalë të përfshijnë të gjithë vendin, POR në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 15-16 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim i përkohëshëm i vranësirave dhe shirave nga pjesa më e madhe e territorit të MV. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë RRITJE në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites POR mesatare pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër të Europës do të kushtëzojnë motin në keto rajone KU gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të konsiderueshme dëbore si edhe temperatura shumë të ulëta. Po ashtu; me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere do të paraqiten; Europa Qëndrore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje NDERSA nën ndikimin e kushteve disi më të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN; vetëm ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.