Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe veriperëndimore NDERSA vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës. Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës Por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme nga Veriperëndimi i Europës duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 – 2 gradë C në orët e mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Pothuajse i gjithë kontineti Europian; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell paraqiten; gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore NDERSA si pasoje e prezencës prej disa ditësh të një një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në verilindje të Europës; vendet Nordike, Europa Lindore, rajoni i Balltikut si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të kenë reshje shiu e dëbore.