Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,27 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,27 Qershor 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim duke sjellë reshje të pakta shiu. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 15°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 30°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; Hera herës vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrbeshe shiu. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë  në vlerat minimale POR ulen më 3 gradë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht; veriperëndimor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në Veripërëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në rajonin e Balltikut dhe ishujt Britanikë. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojë; gadishulli Iberik, Brigjet e detit të zi si edhe brigjet Greke.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments