Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera më e ulët deri në 6°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira të herë pas herëshëme në të gjithë territorin e MV; më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje; Këto kushte stabël atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimalet duke u luhatur nga -7°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Brigjet e Egjeut do të vijojnë të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here të shoqëruara me fuqizim të parametrit të erës, edhe pjesërisht rajoni qëndror i Ballkanit pritet të jetë me vranësira të shpeshta POR reshjet do të jenë në formë dëbore. Gjithashtu pjesërisht Europa Qëndore do të jetë me reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa në Lindje të kontinentit do të vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Parashikohet që Europa Veriore dhe Britania e Madhe të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndureshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Poashtu me kushte të qëndureshme atmosferike pritet të jetë Europa Jugperëndimore dhe Gadishulli Apenin.