Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,25 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,25 Korrik 2024

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa vranësirat pritet të jenë më të fokusuara në zonat Veriore dhe Perëndimore. POR pas mesdite parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë në Kosovë reshje shiu të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.

Orët e parë të ditës në MV parashikohet të jenën nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellmesh dhe kalime vranësirash. Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites kryesisht zhvillojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV, duke bërë që të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe ndjeshëm në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40  km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Qëndra e kontinentit Europian PARAQITEN nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet të sjellin rrebeshe shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të jenë Vendet Nordike dhe Britania e Madhe, KU dhe shirat herë pas here do të shoqërohen dhe me mini stuhi ere. Ndërsa Europa Lindore dhe brigjet e detit Egje do të dominohen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. PO ashtu gadishulli Iberik në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments