Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Kosovë, duke sjellë që në orët e para të mëngjesit Vranësira të dendura dhe reshje. Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, POR në zona të izoluara në Veri dhe Lindje do të ketë edhe reshje dëbore. Reshjet më të dukshme pritet të jenë në orët e mesditës dhe pasdites, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rrtien lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë C deri në 9 gradë C. Era; do të paraqitet e fortë duek arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe jugperëndimor.
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit KU herë pas here priten edhe rrebeshe. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në të gjithë territorin e MV POR në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrtije si në vlerat e mnëgjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 12°C.Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor
Europa Veriore do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike përgjatë të enjte, KU do të ketë kthjellime POR temperatura ekstremisht të ulëta. Po ashtu; brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi vijojne me mot te kthjellet dhe te ngojhte. NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje intensive shiu në Europën Jugore dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Pritet që përgjatë brigjeve Jugperëndimore të Kontinentit; Reshjet e shiut, herë pas here të shoqërohen me stuhi të forta ere. Përsa i përket; Europës Lindore PARAQITET më vranësira dhe reshje të dendura dëbore.