Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,16 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,16 Maj 2024

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor

Republika e MV PARAQITTET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta  GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore POR nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 8° C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rritje të ndjeshme të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 26°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Një sistem i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet  Veri-Verilindore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në; Europën Lindore si edhe pjesërisht Europën Qëndrore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës do të dominojnë në ishujt Britanikë duke sjellë mjaft probleme NDERSA gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments