Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte,11 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Enjte,11 Janar 2024

Parashikohet që; republika e Kosovës të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të saj. Më të dukshme vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Orët e vona të mbrëmjes sjellin shtim të vranësirave në të gjithe territorin e Kosovës KU gjatë natës priten edhe reshje të pakta shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit në orët e mëngjesi do të rriten lehtë POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C në Mitrovicë deri në 4 gradë C më e larta në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi Permanent Veriperëndimor.

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të shkurta me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të shpeshta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV duke krijuar mundësi për reshje gjatë orëve të vona të natës POR me intensitet të ulët. Temperatura minimale do të shënohet sërisht në Gostivar -4 gradë C NDERSA maksimalja pritet të shenohet në Veri të MV deri në 5 gradë C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Europa Qendrore si edhe Vendet e Europës Lindore do të vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore; situatë kjo, si pasojë e zhvillimit të një qëndre  të fuqishme ciklonare prej disa ditësh mbi këto rajonë. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu shoqëruar me stuhi të forta ere do të ketë në brigjet e deti të zi. Përsa i përket: gadishullit Skandinav, gadishullit Iberik si edhe gadishullit të Ballkanit do të PARAQITEN  nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments