Friday, May 2, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte,1 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte,1 Maj 2025

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë sërisht në Republikën e Kosovës KU temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që; pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje;  Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Prizrenit; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Territori i MV do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në orët e paradites POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të VIJOJNE të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 27°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Vendet Nordike si edhe rajoni i Balltikut do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu; gadishulli Iberik do të MBETET nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments