Edhe gjatë ditës së nesërme, republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara shiu në zona të thella në Juglindje. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në të gjithë MV. Prezenca prej ditësh e një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore KU më të dendura do të jenë në skandinavi dhe më pak në Alpet e Europës. Po ashtu, do të vijojnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Jugperëndimore nën dominimine reshjeve të shiut dhe dëborës. NDERSA moti i kthjellëët dhe i ngrohtë do të dominojë përkatësisht në; brigjet e detit Egje si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.