Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë reshje shiu; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të dobësojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime POR moti do të mbetet i paqëndrueshëm; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale deri në 11°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Do të PARAQITET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu dhe stuhi ere do të kenë; gadishulli Iberik; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit; Ndërsa; reshje dëbore priten në; Europën Lindore si edhe zonën e Alpeve; Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten; Europa Veriore, ishujt Britanikë si edhe brigjet e detit Egje.