Thursday, February 6, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte, 6 Shkurt 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte, 6 Shkurt 2025

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. POR parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat Qëndrore dhe Lindore të Kosovës; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mengjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 7°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë  POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë  mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta dëbore; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mengjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi  Lindor.

Brigjet e detit të Zi; do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu; të cilat herë pas here do të jenë në formë shtrëngatë; Gjithashtu; me vranësira dhe reshje  shiu e dëbore do të paraqiten rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore  KU reshjet do të jenë intensive; Ndërsa; pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm KU moti i kthjellët POR i ftohtë do të jetë dominant; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të FTOHTA më origjinë verilindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments