Republika e Kosovës; paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut KU në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe; Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet ndërprerje e tyre; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme atmosferik drejt republikës së MV do të sjellin; alternime kthjelllimesh dhe vranësirash të shpeshta; të cilat pas-mesditës dhe në vijim do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu KU herë pas-here do të jenë rrebeshe; Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosfrike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmrësim gradual i kushteve të motit; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Veri të Ballkanit me ndikim deri në Juglindje të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU gadishulli i Ballkanit; gadishulli Peloponez si edhe brigjet e detit të zi do të kenë reshje shiu si edhe stuhi breshëri; Po ashtu; me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; Alpet e Europës si edhe gadishulli Apenin NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.