Thursday, May 22, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Enjte, 22 Maj 2025

Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 22 Maj 2025

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë përgjatë paradites në pjesën më të madhe të Kosovës KU reshjet e shiut do të jenë prezente POR me intensitet të ulët; më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriore – Veriperëndimore; Parashikohet që orët  pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të situatës së motit në të gjithë republikën e Kosovës;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 23°C vlera maksimale në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të saj; Ndërkohë; pas-mesditës dhe orët e pasdites; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje të pakta shiu; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori i MV;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 25°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Një pjesë e mirë e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; Konkretisht; gadishullin Iberik; pjesërisht Europa  Qëndrore; gadishulli Peloponez si edhe brigjet e detit të zi NDERSA kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik nga Europa Veriore drejt Lindjes së kontinentit do të sjellë në këto rajone; vranësira dhe reshje të dendura shiu KU më të dukshme reshjet do të jenë në Europën Lindore; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments