Orët e paradites; në republikën e kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. POR mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, kryesisht në zonat veri-veriperëndimore duke rrezikuar reshje te pakta dhe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin e kosovës. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të ulen ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke shënuar vlera nga -1 gradë deri në 6 gradë C. Po ashtu, edhe republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme si pasojë; vranësirat dhe shirat do të jetë dominante deri vonë pasdite kur pritet që në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore. Parashikohet që gjatë natës të ketë largim gradual i vranësirave nga i gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të jënë relativisht të ulëta. Parametri i erës paraqitet problematik duke bërë që era në momente të vecanta të arrijë deri 45 km/h. Europa Lindore do të jetë nën mbziotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të dëborës si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; gadishulli Iberik si edhe gadishulli i ballkanit do të vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore KU herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferik në mesdhe, vjen si pasojë e zhvillimit të dy cikloneve mesdhetare presj disa ditesh. Ndërsa, Gadishulli skandinav dhe pjeserisht Europa qëndrore do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet mbeten dominante.