Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte, 17 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte, 17 Tetor 2024

Orët  e paradites do të PARAQITEN më kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë republikën e kosovës POR pas-mesditës pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit; më të theksuara në skajin Verior dhe veriperëndimor duke sjellë reshje të pakta shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit; do të pësojnë RRITJE  në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Juglindor.

Do të VIJOJE; moti i kthjellët edhe gjatë ditës së enjte;  në pjesën më të madhe të republikës së MV; KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat; perëndimore dhe veriperëndimore të territorit të MV. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë prezëncë të dendur të vranësirave në të gjithë MV duke sjellë momente me reshje shiu në zonat kufitare me Shqipërinë; Parashikohet që edhe lagështira në ajër të jetë mjaf e lartë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale  POR ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.  Ndërkohë; parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Zhvillimi i dy qëndrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të saj do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; gadishullis Skandinav, ishujt Britanikë si edhe në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore, Po ashtu; stuhia Lesli do të vijojë të gjenerojë reshje të dendura shiu dhe erë të fortë në gadishullin Iberik NDERSA pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura mjaft të larta; kryesisht në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments