Edhe gjatë ditës së enjte; Territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale. Republika e MV, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten kalime të vranësirave në veri-veriperëndim të MV POR nuk priten reshje. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten nga dita në ditë në të gjithë MV. Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar në veri të Europës; gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore do të dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura dëbore, po ashtu herë pas here do të ketë stuhi të forta ere. Do të vijojnë reshjet e dëborës në zonën e Alpeve përgjatë gjithë 24 orëshit. NDERSA moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë Europën; si pasoje e aktivizimit prej ditësh të anticiklonit të azoreve.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte 16 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES