Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve, ndërsa në zonat Veriore do të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash. Pritet që pjesa e dytë e ditës të shtoj vranësirat, duke bërë që ato të shfaqen në të gjithë Kosovën. POR vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje. Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të dominojnë të gjithë Republikën e MV përgjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që kthjellime të jenë mbizotëruese në pjesën e parë të ditës në pothuajse gjithë MV. Ndërsa pasditja do të sjelli kalime vranësirash në vend, POR zonat Jugore do të mbeten nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Masa ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta kanë përfshirë të gjithë Europën Jugore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, POR më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe do të jenë të përfshira nga vranësirat e shumta të cilat do zhvillohen, duke gjeneruar reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik do të PARAQITEN Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit, KU pritet të ketë vranësira dhe reshje dëbore.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 13 Prill 2023
RELATED ARTICLES