Saturday, October 5, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,7 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,7 Korrik 2024

Do të depërtojnë më thellë; masat ajrore Afrikane në republikën e kosovës; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 14°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta; do të mbizotërojnë edhe në republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jugore dhe Jugperëndimore të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit do të vijojë stabël edhe gjatë natës Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR rriten ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe PARAQITEN nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu. Gjithashtu Europa Qëndrore vijojnë të jetë nën prezenecën e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Parashikohet që reshjet më të dukshme të jenë në zonat përreth Alpeve të Euroapës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme do  të jenë në pellgun e Mesdheut. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments