Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në të gjithë Kosovën, KU vranësirat do të jenë dominante përgjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të shpeshta duke gjeneruar dhe rrebeshe shiu.Republika e MV përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e motit të vranët, i cili do të gjenerojë herë pas here reshje shiu në të gjithë territorin. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat Jugore, KU do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra.MBETET në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere do të jetë Qëndra dhe Veriu i kontinentit. Europa Lindore do të ketë mot të vranët dhe reshje dëbore. Ndërsa Gadishulli Iberik do jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.