Tuesday, July 2, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel,30 Qershor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel,30 Qershor 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturate ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 31°C.  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Republika e MV përgjatë paradites do të PARAQITET me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare  në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore POR nuk prtien reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE  gjatë orëve të mëngjesit POR edhe të mesdites duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën Veriore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU vlera ekstreme priten në brigjet Jugore të Mesdheut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments