Vranësirat e shpeshta do të jenë dominuese në territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme në pjesën e dytë të ditës duke krijuar mundësi për reshje të pakat dhe izoluara shiu në Kosovë. Ndërsa gjatë paradites do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Pjesa e parë e ditës në MV parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të vendit. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht vranësirat do të shtohen, KU në zona të izoluara do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta.Europa Lindore do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu PARAQITEN Ishujt Britanik, pjesërisht Europa Qëndrore dhe Juglindore. Ndërsa nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pritet të jenë Europa Jugperëndimore dhe gadishulli Skandinav KU do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Rajoni,Europa Moti-E Diel,30 Prill 2023
RELATED ARTICLES