Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese në të gjithë territorin e Kosovës për gjatë gjithë ditës. Parashikohet që paraditje dhe mesdita të jenë me intervale të gjata me diell, KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Qëndore. Ndërsa në vijim kemi shfaqje të vranësirave të lehta në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.
Republika e Maqedonisë së veriut do të jëtë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa pas-mesdite parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave në vend, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 31°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Europa Jugore MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në Europën Jugperëndimore. Po ashtu me vranësira të shpeshta, POR pa reshje do të jenë Ishujt Britanik dhe Europa Lindore. Ndërsa Europa Qëndore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu vijonë reshjet të jenë prezente prej disa ditësh në gadishullin Skandinava, KU dhe pritet që të shoqërohen me stuhi afat shkurtra ere.