Thursday, October 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,21 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,21 Janar 2024

Parashikohet që; republika e Kosovës të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të saj. Më të dukshme vranësirat priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Orët e vona të mbrëmjes sjellin shtim të vranësirave në të gjithe territorin e Kosovës, duke rrezikuar në skajin verior reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit në orët e mëngjesi do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6 gradë C në Mitrovicë deri në 8 gradë C më e larta në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45km/h nga drejtimi Permanent Verilindor.

Republika e MV do të jetë nën mbizotërimin intervaleve të shkurta me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar flokë dëbore. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të largojë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i MV; do të krijohet mundësia për ngrica të theksuara në akset rrugore. Temperatura minimale do të shënohet në Gostivar -6 gradë C NDERSA maksimalja pritet të shenohet në Veri të MV deri në 10 gradë C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Europa Lindore do të vijojë nën ndikimin e temperaturave ekstremisht të ulëta dhe vranësirave të dendura, të cilat parashikohet të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshat POR me reshje shiu PARAQITEN Ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut, KU parametri i erës herë pas here do të jetë i fortë. NDERSA gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesërisht rajoni i balltikut do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relavisht të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments