Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,18 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,18 Gusht 2024

Deri në orët e mesditës Kosova do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vransirash. POR më orët vijuese pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë në territor KU më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të Kosovës; duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ULEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 33°CEra do të fryjë mesatre POR herë pas here e fortë  duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Republika e MV në pjesën e parë të ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare  në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjellë reshje të pakta shiu; Parashikohet që të edhe gjatë mbrëmjes të ketë momente me reshje të izoluara. Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE  gjatë orëve të mëngjesit POR edhe të mesdites duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor

Pritet të vijojnë; shirat intensiv si edhe mini- stuhi ere në; Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre ciklonare prej disa ditësh në Veriperëndim të Europës  me ndikim deri në qendër të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Ballkanin Verior duke sjellë reshje shiu si edhe stuhi breshëri NDERSA gadishulli Iberik; brigjet e detit të Zi si edhe brigjet e Egjeut do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Po ashtu; gadishulli Skandinav do te dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments