Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,1 Shtator 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel,1 Shtator 2024

Kosova në pothuajse të gjithë territorin do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në orët e parë të ditës në zonat Jugperëndimore. Ndërsa mesdita dhe orët e pasdites do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin, KU vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verilindor.

Maqedonia e Veriut në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale të gjata kthjellimesh në zonat Jugore dhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. POR parashikohet që orët vijuese të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit. Vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat Jugperëndimore, KU gjatë pasdites do të krijojnë mundësi për reshje të pakat shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit MBETET me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior.

MBETEN brigjet e Egjeut dhe Europa Qëndrore nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të sjellin reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi lokale ere. POR në zonat për reth Alpeve të kontinentit pritet që të ketë edhe reshje në formë rrebeshe. Gjithashtu Vendet Nordike dhe Rajoni i Baltikut do të vijojnë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu.  Ndërsa Europa Lindore dhe Anglia do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Po ashtu me mot të qëndrueshëm PARAQITET Europa Jugperëndimore dhe një pjesë e mirë e rajonit të Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments