Tuesday, May 20, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 30 Mars  2025

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 30 Mars  2025

Territori i Republikës së Kosovës; do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të para të mëngjesit POR pas- mezsditës dhe në vijim; priten vranësira më të shpeshta në të gjithe territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu e dëbore KU më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin pakësim të reshjeve; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minmale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga nga 1°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 16°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Përgjatë gjithë 24-orëshit; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneneruar reshje shiu e dëbore KU më të dukshme do të jenë në; në zonat Jugore dhe Perëndimore;  Parashikohet që mbrëmja dhe nata; ti bëjnë prezente vranësirat në të gjithë territori e MV duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 17°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qëndre të fuqishme Ciklonare në rajonin e Mesdheut me ndikim deri në juglindje të Europës; do të sjellë; në gadishullin Apenin; gadishullin e Ballknait si edhe brigjet e Egjeut  vranësira dhe reshje shiu e dëbore; Po ashtu; ishujkt Britanikë; vendet Nordike si edhe rajoni i Balltikut do të vijojë nën ndikimin e një sistemi frontal duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate NDERSA gadishulli Iberik; Europa Qëndrore si edhe vëndet e  Europës Lindore; do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments